Peshkatarët: Autoritetet portuale asnjë masë për ndotjen

E ndërsa ndotjet urbane kanë pushtuar  pjesën më të madhe të kalatës në Portin e Durrësit, porti i peshkimit ka një gjendje edhe më dramatike. Ishte vetë drejtiori i mjedisit në këtë port Shaziman Hoxha që pranoi se ky port eshtë jashtë monitorimit duke shmangur cdo pergjegjesi mbi kete katastrofë. Në këtë situatë peshkatratët kërkojnë marrjen e masave urgjente si pasoje e degardimit të tesjkajshem te tij.Peshkatari 1: Është jashtë normave cdo gjë, por këto janë kushtet dhe do të punojmë."Ndotja nuk vjen për shkak të papërgjegjshmërisë të ekuipazhit të barkave por nga tragetet të cilët shkarkojnë brenda basenit edhe ujërat e zeza"- thotë një tjetër peshktar ndërsa me shqetësim kërkon marrjen e maseve për ti dhënë mundësi të punoj në kushte normale.Peshkatari 2: Porti i peshikimit nuk eshte i ndarë nga baseni portual, ndotja nuk vjen nga papërgjegjshmëria e barkave të peshkimit. Ndotësit kryesor janë tragetet të cilat shkarkojnë ujërat e zeza brenda basenit portual.Edhe pse ka 3 firma pastrimi të licensuara, peshkatarët thonë se ka një neglizhencë totale."Funksionojnë tre ndërmarja që tenderohen për të mabjtur basenin portal të pastër. Nuk e dime nëse nuk e kryejnë punën e tyre, por edhe nëse ndotja është jashtë normales nuk mund të dalin jashtë vetes."Nga monitorimet e kryera më heret nga autoritet e mjedisit për ndotjen në portin e durrësit  rezultoi se niveli  i ndotjes është tre herë më shumë se normat e lejuara ndërsa në det derdhen vajra, mbetje hidrokarburesh dhe të ngurta.  Por gjendja vijon te mbetet e monitoruar dhe e pandryshuar.