Doshi i rikthehet Kuvendit 4 muaj pas arrestimit, merr pjesë në seancë
Deputeti i qarkut të Shkodrës Tom Doshi është rikthyer në sallën e parlamentit, ku nuk kishte marre pjese ne punime edhe pse ishte liruar nga burgu.Doshi u shfaq në seancën e sotme në karrigen ku qëndronte edhe më parë, edhe pse tashmë i përjashtuar nga radhët e PS.Prezenca e tij ne sallen e Kuvendit duket se ka qene me teper simbolike, pasi ka zgjatur vetem disa minuta.Ndërsa largohej drejt mjetit te tij, ai konfirmoi per gazetaret se do te marre pjese edhe ne seancat e tjera plenare.Deputeti aktualisht është me masën e sigurisë “detyrim paraqitje” për kallzim të rremë.Doshi u arrestua në mars të këtij viti sëbashku me deputetin Mark Frroku, nën akuzën e shpifjes.Të dy deputetët u përfshinë në këtë çështje, pas akuzës publike të ngritur nga Doshi ndaj kreu të Kuvendit Ilir Meta se kishte paguar njerëz për ta eleminuar atë fizikisht.[caption id="attachment_544507" align="alignnone" width="640"]
Ne foto: Tom Doshi duke folur me Erjon Bracen[/caption][caption id="attachment_544508" align="alignnone" width="640"]
Ne foto: Tom Doshi rikthehet ne Parlament[/caption][caption id="attachment_544385" align="alignnone" width="639"]
Deputeti Tom Doshi sot gjate prononcimit per gazetaret[/caption][caption id="attachment_544384" align="alignnone" width="640"]
Deputeti Tom Doshi sot teksa largohet nga Kuvendi[/caption]