Leonardo romantik,i propozon live prezantueses
Drejtori sportiv i Paris Saint Germain, Leonardo, i ka propozuar për martesë live prezantueses së emisionit sportiv në kanalin e njohur italian Sky Calcio.Pas hedhjes së shortit në Nyon, ku skuadrës së Leonardos i ka qëlluar një përballje e vështirë kundër Barcelonës, një prej ekipeve më të forta të botës, Leonardo ka dhënë intervistën e rastit për gazetarët e Sky Calcio duke komentuar kështu edhe sfidën e vështirë që e pret PSG-në.Pasi ka komentuar mbi shortin dhe u është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, Leonardo ka kërkuar t'i bëjë një pyetje prezantueses, Anna Billo me të cilën është në një lidhje. Ky është momenti kur Leonardo i ka propozuar prezantueses për martesë.Prezantuesja e habitur dhe e vënë pak në siklet fillimisht ka refuzuar këtë propozim duke i thënë Leonardos se do të flisnin në shtëpi për këtë cështje por pas këmbënguljes së ish futbollistit të Milanit, ajo i ka dhënë një "Po" të vakët.