Kabashi refuzon kombëtaren U21

Elvis Kabashi ka refuzuar të luaj për ekipin Kombëtar Shpresa.Lojtari që aktualisht mbron ngjyrat e të rinjve të Juventusit, i ka dërguar një letër FSHF-së, ku u ka kërkuar drejtuesve që të mos e shqetësojnë më në lidhje me këtë çështje.Kabashi synon që të luajë me Kombëtaren e madhe dhe jo me atë të Shpresave, prandaj një vendim i tillë i tij mund të ndikojë negativisht për të ardhmen e Lojtarit. Refuzimi i Kabashit vjen edhe si rezultat i një shprese që ai mund të luaj me Italinë në ndonjë kompeticion të rëndësishëm botëror ose europian. Të qenurit pjesë e Juventusit në një moshë fare të re, Kabashi e mendon një gjë të tillë ndërsa refuzon të veshë fanellën e kombëtares sonë.