Shorti i "Europa League" për fazën e çerekfinaleve
Pas shortit të Champions League në Nion Të Zvicres radhën për të njohur kundërshtaret e kanë patur skuadrat që marrin pjesë në fazën e çerekfinaleve të Uefa Europa League.Skuadrat e mëdha të mbetura në aktivitet në Europa League kanë evituar përplasjet me njëra-tjetrënFavoritët kryesorë të këtij turneu, anglezët e Çelsit, kanë një sfidë të lehë në letër përballë Rubin Kazan, skuadrës ruse që vjen për herë të parë në këtë pikë të turneut. Disavantazhi i vetëm i skuadrës së Benitez në këtë sfidë është se do të luajë ndeshjen e parë në fushën e vet dhe të kthimit në Rusi, ku çdo ekip e ka pasur mjaft të vështirë të japë maksimumin dhe të marrë rezultat pozitiv.I vetmi ish-fitues i aktivitetit, Totenhem, që ka ngritur trofeun që quhej Kupa UEFA në vitet 1972 dhe 1984, do të ketë një përballje që i sheh si favoritë të padiskutueshëm për të kaluar turin, pasi janë vënë kundër zviceraneve të Bazel.Lazio e Lorik Canes pasi kalojë me sukses Gjermanet e Shtutgartë shorti I ka rezervuar përballë turqit e Fenerbahçes.Ndërsa sfida tjetër do të jetë ajo mes Benfikes dhe Njukasëll. Në këtë sfidë parashikohet që kalimi në gjysmëfinale të luftohet deri në minutën e fundit.Më datën 4 prill do të luhen takimet e paraChels - Rubin Kazan, Tottenham - BazelFenerbahçe - Lazio, Benfika - NjukasellNdërsa ndeshjet e kthimit do të luhen me daten 11 prill