Hidhet shorti i Champions League, ja përballjet

Shorti i Champions League ashtu siç pritej ka dhuruar emocione të shumta për të gjithë të apasionuarit e Futbollit por mbi të gjitha për drejtuesit dhe skuadrat pjesëmarrëse.Në Nion të Zvicrës Shorti i çerekfinaleve ka përcaktuar tashmë përballjet e kësaj faze ku bie në sy padyshim supersfida mes Bajern Mynih dhe Juventus. Përballja mes kryesuesve të kampionatit gjerman dhe atij italian do të përcaktojnë skuadrën  e cila do të kalojë në raundin tjetër.Nënkampionet e Europës do të kërkojnë që këtë vitë të jenë ata triumfuesit. Nga ana tjetër Bardhezinjtë pasi eleminuan kampionet në fazën e grupeve do të kërkojnë të eleminojnë edhe nënkampionet e Europës.Përveç kësaj superpërballje një tjetër sfidë e rëndësishme në këtë fazë është edhe ajo mes PSG dhe Barcelonës.Ibrahimoviç kundër ish skuadrës së tij dhe kundër legjendës Lionel Mesi.Shorti është treguar disi me fat për Realin e Madridid që do të përballet me Gallatasarain ndërsa Borusia Dortmund do të luajë me surprizën e këtij kompeticioni Malaga.Ndeshjet e para të  Champions League do të luhen me data 2 dhe 3 prill ku do të kemi këto përballje.Malaga - Borussia DortmundReal Madrid - GalatasarayPSG - BarcelonaBayern Munich - JuventusNdërsa ndeshjet e kthimit do të luhen në data 9 dhe 10 prill.