Hidhet shorti i Kupës së Shqipërisë për takimet e gjysëmfinaleve

U hodh sot në mjediset e FSHF-së shorti i gjysmëfinaleve të Kupës së Shqipërisë, teksa goglat e tërhequra nga vetë përfaqësuesit e klubeve zbardhën edhe dy përballjet përkatëse. Kuksi do të sfidojë Laçin, në njëlloj derbi të veriut, ndërsa Skënderbeu do të vihet përballë Bylisit.Skënderbeu edhe pse ka qenë katër herë finalist i Kupës së Shqipërisë nuk ka arritur asnjëher të fitojë këtë trofe në historinë e këti klubi. Finalen e fundit korçarët e kanë humbur ndaj Tiranës në sezonin e kaluar. Po ashtu edhe skuadrat e tjera pjesmarrëse në gjysëmfinalen e këtij kompeticioni si Laçi, Bylis dhe Kuksi, që nuk kanë shijuar deri më tani jo vetem trofeun por as të qënurit në finale.Prandaj në këtë edicion futbollistik në Kupën e Shqipërisë do të keni një skuadër të re që do të fitojë për herë të parë një nga trofet më të rëndësishëm në futbollin tonë.