Gus Hidink, një nga emrat e preferuar të Abramoviç për të drejtuar londinezët
Trajneri holandez i Anzhi, Gus Hidink, ka lënë të kuptohet se nuk do t'i thoshte jo një tjetër eksperience në Angli, ndonëse ka insistuar se është mjaft i kënaqur me atë që po përjeton në Rusi në drejtimin e kësaj skuadre.66 vjeçari, i cili ka drejtuar për një periudhë të shkurtër Çelsin në sezonin 2008-2009, mendohet se është një nga emrat e preferuar të Roman Abramoviç për të marrë drejtimin londinezëve pas largimit të Rafael Benitez në verë."Nuk di ta them me saktësi a do të vazhdoj, pasi nuk jam ende shumë i ri, edhe pse e ndjej veten energjik dhe dua të jem çdo ditë në fushë me lojtarët e mi", tha holandezi para ndeshjes që skuadra e tij luan ndaj Njukaswll në Europa Legaue. "Kam ende energji për të shpenzuar por nuk mund të parashikoj të ardhmen"."Por mos më keqkuptoni, mua më pëlqen shumë puna që po bëj te skuadra aktuale e cila po më dhuron shumë kënaqësi. Anzhi po kthehet nga një klub i vogël në një klub ndërkombëtar. Brenda vitit, imazhi i klubit është rritur shumë. Serioziteti dhe mënyra sesi po luajmë më ka dhënë mua shumë energji", deklaroi Hidink, i cili vetëm pak muaj më parë tha se vitit 2013 mund të ishte i fundit në karrierën e tij si trajner."Mua më ka pëlqyer shumë eksperienca ime në kampionatin anglez. Ky kampionat është ai në të cilin dëshiron të luaj çdo lojtar, mendim që e ka çdo trajner gjithashtu", ishte komenti i holandezit që la hapur mundësinë e vazhdimit të karrierës së tij pas largimit nga drejtimi i Anzhi.