Aksident në Librazhd, makina del nga rruga, plagoset rëndë 20-vjeçarja

Një 20-vjeçare është plagosur paraditen e sotme në Librazhd pasi automjeti me të cilin udhëtonte ka dalë nga rruga dhe është përplasur.Ngjarja e rëndë është shënuar pranë fshatit Hotolisht ku makina tip fuoristradë e cila drejtohej nga shtetasi Zyber Çota ka dalë nga rruga dhe për pasojë është plagosur 20-vjeçarja Aida Çota e cila udhëtonte si pasagjere.Menjëherë e plagosura është dërguar me helicopter drejt spitalit Ushtarak në Tiranë pasi ndodhet në gjendje të rëndë ndërsa drejtuesi I mjetit nuk ka pësuar lëndime.Ndërkohë policia e Librazhdit ka shoqëruar drejtuesin e mjetit Zyber Çota ndërsa po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.