LSI: Të miratohen 3 ligjet, të mos përdoren si betejë për zgjedhjet
Lëvizja Socialiste për Integrim ripërsëriti sot apelin drejtuar klasës politike shqiptare të miratojë 3 ligjet e kërkuara nga Brukseli për integrimin e vendit në Bashkimin Europian.Në një konferencë për shtyp, nënkryetari i LSI-së Petrit Vasili tha se miratimi i tre ligjeve po përdoret si një instrument i betejës politike mes dy forcave kryesore politike në vend në zgjedhjet e 23 qershorit“Përpara Shqipërisë dhe politikës ekziston vetëm një detyrë madhore, miratimi sa më parë i 3 ligjeve, dhe kjo çështje jo vetëm që ka mbetur peng i politikës, por po përdoret rëndom si një instrument i betejës politike. Vasili i këtyre 3 ligjeve nuk mund të lidhet me 23 qershorin, pasi ky do të ishte një gabim i rëndë i politikës. Më 23 qershor, qytetarët do të shprehen për ata që i bindin më shumë, dhe opozita cilado qoftë ajo nuk duhet të përsërisë një praktikë bllokimi të procesit” tha Vasili.Ndërkohë i pyetur në lidhje me propozimin e Kryeministrit për uljen e moshës së votimit në 16 vjeç, Vasili është shprehur se LSI i ka bërë pjesë të vendimmarrjes 16- vjeçarët, duke shtuar se partia e tij është e kënaqur që Berisha e ka përqafuar këtë ide.“Ne jemi të kënaqur që edhe Berisha ka përqafuar një ide të re. Nuk e kuptojmë hezitimin e të tjerëve. Ky proces mund të ecë përpara. Ne kemi prova spektakolare edhe për 60 minuta të ndryshimit të Kushtetutës, kështu që ndryshimi i nenit nuk kërkon më shumë se 5 minuta. Vullneti është çështja kryesore.”shtoi Vasili.