PS: Qeveria ka dështuar, pas 23 qershorit do rilindim sportin shqiptar
Nga OraNews Përditësimi i fundit 17 Mars 2013, 12:14
Partia Socialiste ka vijuar akuzat ndaj qeverisë për politikat e ndjekura për sportin.Deputeti socialist Fidel Ylli është shprehur në një konferencë për shtyp se qeveria ka dështuar totalisht për të zhvilluar sportin ndërsa ka premtuar se pas 23 qershorit PS-ja do ta rilindë sportin shqiptar."Ne kemi një vizion tjetër për sportin që do ti japim shpresë jo vetëm njerëzve të sportit por të gjithë shqiptarëve që do të bëjmë një ndryshim rrënjësor. PS-ja pas 23 qershorit do ta rilindë sportin shqiptar” tha Ylli.Deputeti Ylli ka kërkuar nga kryeministri Berisha që tu kërkojë falje shqiptarëve që u premtoi se do të ndërtojë stadiumin e ri dhe që e ka lënë sportin në një gjendje të mjerueshme.