Muxhahedinët refuzojnë ofertën e Shqipërisë: Jo azil për një grup të vogël

Një grup opozitar iranian hodhi poshtë ofertën e Shqipërisë për ti dhënë azil 210 të anëtarëve të cilët jetojnë në një bazë ushtarake amerikane në afërsi të Bagdadit.Në një intervistë për “The Associated Press” Shahin Gobadi nga këshilli kombëtar i rezistencës iraniane tha se  grupi nuk mund të pranojë ofertën për azil vetëm për një pjesë të vogël të grupit."Ne vërtetë vlerësojmë qeverinë e Tiranës për ndihmën e saj" tha  Gobadi, ndërsa kërkoi nga kombet e bashkuara që të  bëhet një zhvendosje e plotë e anëtarëve të grupit të tij në një vend evropian.  Organizata e Kombeve të Bashkuara thonë se më shumë se 3.000 anëtarë të grupit jetojnë në ish bazën SHBA-ve.Kryeministri  shqiptar Sali Berisha e bëri ofertën për azil një ditë më parë, pas takimit me zyrtarë nga SHBA-të dhe OKB-ja.  Kryeministri Berisha tha se oferta është pranuar për arsye humanitare. Organizata e muxhahedinëve konsiderohet si opozita politike e regjimit të Ahmedin Nexhadit në Iran.Të strehuar në Irak, anëtarët e saj morën pjesë në krah të Saddam Huseinit në vitet 80, gjatë luftës mes Irakut dhe Iranit. Në gjysmën e dytë të viteve 90, Muxhahedinët e Popullit Iranian u përfshin në listën e organizatave terroriste nga Shtetet e Bashkuara. Për shumë vite me radhë, ajo është konsideruar si e tillë edhe nga Bashkimi Europian.Vetëm në 2009, Brukseli me një vendim të 27 vendeve anëtare vendosi ti heqë nga lista e organizatave terroriste dhe në shtator të vitit 2012 një vendim i ngjashëm u mor edhe nga Shtetet e Bashkuara. Kjo organizatë është ndër themelueste kryesore të Këshillit Kombëtar të rezistencës iraniane, në opozitë me regjimin e presidentit Ahmedin Nexhat.