Dita e Verës në Tiranë, Bashkia do organizojë një sërë aktivitetesh

Në prag të ditës së Verës, Tirana mbushet me lule.Pavarësisht kushteve jo shumë favorizuese atmosferike, bulevardi, rrugët  kryesore dhe sheshet  kanë marrë të tjera ngjyra për të mirëpritur këtë festë, tradicionale tashmë për shqiptarët.Por ajo që do i japë edhe më shumë gjallëri, janë aktivitetet e shumta të organizuara nga Bashkia e Tiranës, të cilat ofrojnë argëtim për të gjitha grupmoshat.Aktivitetet do të shtrihen edhe në  parkun e liqenit artificial të Tiranës, ku do të ofrohet muzikë me dj dhe aktivitete artistike për të gjithë qytetarët.