Vrasja e komisar Tahiraj, vijon pyetja e dëshmitarëve

Polici Fatmir Hoxha që shoqërontë komisar Adem Tahiraj ditën e vrasjes së tijnë Sukth të Durrësit nuk e ka patur veshur uniformën e policisë.Këtë deklaroi në sallën e gjyqit në ngarkim të Ilir Xhakjes, Pjetër Ndokaj dëshmitari i thirrur nga prokuroria. Sipas Ndokaj ngjarja ka ndodhur vetëm pak metra larg shtëpisë së tij dhe se kur ka mbërritur aty ka parë të vdekur komisar Tahirajn dhe e ka mbuluar me një çarçaf. Ndërsa Fatmir Hoxha po fliste në telefon për të kërkuar ndihmë, por për 30 minuta askush nuk kishte ardhur.Ndërkohë i pyetur nga avokati i të pandehurit nëse Hoxha kishte veshur apo jo uniformën Ndokja i është përgjigjur se nuk e kishte uniformën e policit. Ndërkaq para trupit gjykues kanë dhënë dëshmitë e tyre edhe 6 persona të tjerë të sjellë nga prokuroria e krimeve të rënda.Të gjithë këta dëshmitarë e njihnin Ilir Xhakjen por nuk është se dinin apo kishin ndonjë detajë që kishte të bënte drejtpërdrejt me ngjarjen. Ndërkohë që pas dëgjimit të 7 dëshmive, gjykata vendosi të shtyjë seancën në datën 20 shkurt në mënyrë që të dëgjohen 10 dëshmitarë të tjerë të thirrur për këtë çështje.