Rruga “Gjon Buzuku” në Tiranë, nis rikonstruksioni, Basha inpekton punimet
Bashkia ka nisur punimet në rrugën "Gjon buzuku" në kreyqytet.Autoritet e bashkisë thanë se në këtë rrugë investimet kanë munguar prej 10 viteve edhe pse janë segmentet në zonat mjaft të populluara. Kryetari i Bashkisë, Lulzim Basha, ka insektuar punimet, ka takuar dhe njohur shqetësimet e banorëve të kësaj lagje në njësinë 8. Z.Basha u shpreh se punimet do të jenë cilësore dhe do të përfundojnë brenda afateve të referuara edhe në projekt.Investimi në këtë rrugë shkon në 18. 5 milionë lekë dhe përfitues do të jenë 3 mijë banorët që jetojnë përgjatë saj. Në të dy anët e rrugës do të ndërtohen trotuare për kalimin e këmbësorëve, sistemi i kanalizimeve të ujërave të bardha e të zeza, ndriçim. Projekti përcakton se afati i përfundimit të punimeve është 6 muaj.