Nasip Naço: LSI hyn në zgjedhje si forcë e vetme, patericë e askujt

Nasip Naço, nënkryetar i Kuvendit në intervistën e tij për RTV “Ora News”, ka folur për votimin për 16-vjeçarët dhe proçesin zgjedhor.“LSI do ishte dakort që n.q.s. do të krijoheshin kushtet të votonin dhe 16-vjeçarët. Por më përpara duhet një marrëveshje politike për të bërë ndryshimet në kushtetutë.Klasa politike nuk po gjen dot gjuhën për të miratuar tre ligjet aq të rëndësishme për integrimin. Kjo gjuhë duhej gjetur pasi klasa politike është e pjekur dhe i ka të gjitha mundësitë për ta bërë këtë. Opozita duhet ti miratojë dhe të vendosim një klauzolë që këto ligje të hyjnë në fuqi në 1 Shtator apo 1 Tetor. PS-ja kujton se po të votojë ligjet, mazhoranca do të fitojë kapital politik.Kjo që ne propozojmë është zgjidhja me koston më të ulët, një mundësi komromisi që i nxjerrë faqebardha të dyja krahët e politikës. Ajo që nuk I miraton sot e ka shkruar në ballë që do ti humbasi zgjedhjet.Unë do ti propzojë LSI të hyjë e vetme në zgjedhje pa u bërë patericë e njërës apo tjetrës forcë poitike, port ë hyjë si forcë e konsoliduar me ideologji dhe filozofi të qartë.Ne jemi korrektë deri tani në lidhje me koalicionin e bërë, për këtë 4 vjeçar. Konventa do të vendosë nëse do ta vazhdojmë koalicionin me PD, do të dalim më vete apo do të bëjmë koalicion me një forcë tjetër. Ne nuk duam të bëhemi as patericë as tu vijmë në ndihmë forcave të tjera.Synimet e LSI-së janë të qarta. Në krye të saj është z. Meta ,një lider i sprovuar i cili ka qënë kryeministër i së majtës nga 1999 deri në 2002.Ardhja e LSI në një “koalicion Të mundshëm” Gjinushin me shokë i nxjerrë përfundimisht në pension.Ne kemi qënë e pjesë e kësaj mazhorance po nuk kemi qënë gjithë qeveria. Ne do të hyjmë në këtë fushatë elektorale me ato rezultate dhe ato mangësi që ka patur kjo kjo qeveri, për atë pjesë që ne kemi përfaqësuar.Në sloganin tonë ne kërkojmë që të ecim më shpejtë, pra ne nuk jemi të kënaqur të kënaqur me rritmet që kemi pasur deri tani dhe pse ne kemi qënë pjesë e qeverisjes. LSI I dha mbështetje Shqipërisë dhe shqiptarëve gjatë kësaj krize, duke treguar se LSI ka patur pak pushtet po ka bërë punëmë tepër se shumë të tjerë që kanë pasur më tepër pushtet. Kjo është rruga dhe filozofia që do të ndjekim në zgjedhjet e 23 Qershorit.Unë nuk do të bëj rolin e opozitarit por do të bëjë oponencë për gjithëshka që nuk ka ecur mirë.Qënia e LSI-së brenda mazhorancës e ka frenuar me dhjetra herë atë që të marri vendime më të drejta në të mirrë të shqiptarëve.Ne jemi vetvetja, asnjëherë nuk kemi qënë seksion i Partisë Demokratike, kemi patur filozofinë dhe identitetin tonë të LSI-së.Kryefjala jonë ka qënë punësimi i qytetarëve, i të rinjve, i studentëve që kanë mbaruar. Ne jemi munduar që brenda LSI-së të përzgjedhim figurat më të mira dhe intelektuale, të alternojmë brezat, të zgjedhim figurat më të mira nga LGI nga gruaja, ne kemi me dhjetra gra, figura të nderuara që menaxhojnë." u shpreh Naço