Aksident në aksin Fier-Libofshë, autobusi përplaset me furgonin
Nga OraNews Përditësimi i fundit 13 Mars 2013, 08:18
Një aksident ka ndodhur mësngjesin e sotëm në aksin Fier-Libofshë por fatmirësisht pa të lënduar në njerëz.Një autobus me targa AA 805 CI është përplasur me një furgon mallrash me targa FR 4036 C në vendin e quajtur kthesa e Petovës duke shkaktuar vetëm dëme materiale.Aksidenti dyshohet se se ka ndodhur për shkak të shpejtësisë së dy automjeteve ndërkohë që policia po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.