Agjensia e Shërbimit Arkeologjik, paisje të fundit për gërmime arkeologjike

Paisje të fjalës së fundit do të përdoren për herë të parë në gërmimet që do të realizohen nga arkeologët në kaskadën e Hidrocentralit të lumit Devoll.Këtë e ka bërë të ditur, drejtori i Agjensisë të Shërbimit Arkeologjik, Roland Olli, gjatë prezantimit të paisjeve të cilat i janë ofruar për herë të parë këtij shërbimi, nga Agjensia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA), në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës.Vetë Ministri i Kulturës vlerësoi rëndësinë që kanë këto paisje.Ambasadori Turk në Tiranë, Hasan S. Ashan, tha se kjo paketë asistence do të ndihmojë punën e arkeologëve për identifikimin dhe nxjerrjen e objekteve, duke marrë në konsideratë pasurinë dhe vlerat arkeologjike që paraqet Shqipëria.Ky Projekt kap vlerën e investimit prej  rreth 41 mijë Euro.