Projekti TAP, Berisha: Marrëveshje triateriale, rëndësi për bashkëpunimin

Firmosja e marrëveshjes trilaterale mes Shqipërisë, Greqisë dhe Italisë për gazësjellësin TAP merr një rëndësi të veçantë për të ardhmen e bashkëpunimit mes tre vendeve tona.Ndërsa ka folur në mbledhjen e qeverisë për këtë projekt, shefi i qeverisë Sali Berisha tha se projekti TAP përbën një mundësi të re të madhe për Shqipërinë superfuqi energjetike në rajon."Kjo marrëveshje forcon shkallën e bashkëpunimit mes tre vendeve tona në një nivel të ri të panjohur më parë, ajo është një kuadër i shkëlqyer ligjor që jep epërsi të padiskutueshme projektit TAP ndaj atyre të tjera në diskutim nga konsorciumi. Kjo sjell ulje të qartë të kostos së jetesës apo shpenzimeve që bëjnë sot për ngrohje e gatim, përbën një mundësi të re të madhe për Shqipërinë superfuqi energjetike në rajon. Është një burim tjetër i fuqishëm energjie për Shqipërinë me rritje të madhe të kërkesave për energjinë. Ai përbën gjithashtu një nivel të ri marrëdhëniesh ekonomike e jo vetëm” tha Berisha.

 Kryeministri  Berisha ka porositur ministrat  që ti japin përaparësi çdo projekti që nxit prodhimin  dhe punësimin në vend, ndërsa tha se paketa fiskale e propozuar nga qeveria është një masë konkrete në këtë drejtim."Të keni si përparësi absolute heqjen e çdo lloje barriere të pamerituar për biznesin, për zgjerimin në maksimumin e mundshëm të lirive të biznesit dhe iniciativës së lirë. Të bëni gjithçka për të shfrytëzuar çdo potencial për të nxitur prodhimin dhe punësimin. Ne kemi vendosur gjatë këtyre javëve për masa fiskale që e bëjnë shqipërinë një vend unik dhe kanë koston e tyre në buxhet por ne kemi potenciale të jashtëzakonshme të tjera për të nxitur prodhimin dhe punësimin" tha kryeministri.Në mbledhjen e qeverisë u miratuan një sërë vendimesh, ndërsa vendimi që paratë e privatizmit të HEC-eve të shkojnë më shumë për rrugë është kundërshtuar nga ministri Vangjel Tavo i cili ka kërkuar më shumë fonde për sistemin  shëndetësor.