Rruga Vlorë- Dhërmi, në gjendje të papërshtatshme
Dëbora dhe rreshjet e rëna kohët e fundit si dhe hedhja e skorjes në mënyrë të vazhdueshme, ka bërë që aksi rrugor Vlorë- Dhërmi, gjatë kësaj periudhe të pësojë dëmtime pothuajse në të gjithë segmentin Dukat-Qafa e Llogarasë .Mungesa e investimeve për një kohë të gjatë në këtë aks rrugor, ka bërë që ky aks të kthehet në një gjendje jo të përshtatshme për të qarkulluar automjetet, aq më tepër kur ka rreshje që rritet edhe më shumë shkalla e vështirësisë së lëvizjes.Kudo dallohen qartë, gropat gjigante, asfalti i dëmtuar si dhe zhvendosja e rrugës. Kjo gjendje është krijuar dhe sipasojë e qarkullimit të ujit në rrugë si dhe erozionit në pjesë të ndryshme.U bë një kohë e gjatë që nuk është ndërhyrë për rebalitimin e këtij aksi, ndërkohë që situata tregon vetë, që rikonstruksioni është mëse i domosdoshëm.Mungesa e punonjësve të Drejtorisë Rajonale të Rrugëve si pasojë e shkrirjes së këtij institucioni në Qarkun e Vlorës ka sjellë mjaft probleme në mirëmbajtine e rrugëve nacionale .