Votimi i 16-vjeçarëve, takohen Patozi e Ruçi. PS: Nuk është momenti
Partia Socialiste i ka thënë jo iniciativës së kryeministrit Berisha për uljen e moshës së votimit për të rinjtë nga 18 në 16 vjeç. Në takimin i cili nuk ka zgjatur shumë minuta në kryesinë e kuvendit mes dy krerëve të grupeve parlamentare Astrit Patozi dhe Gramoz Ruçi, kreu i grupit socialist është shprehur se nuk është momenti për të ndërhyrë në kushtetutë për këto ndryshime ndërsa jemi vetëm pak kohë para zgjedhjeve të 23 qershorit.Kreu i grupit socialist pasi ka dëgjuar ofertën e kreut të grupit demokrat është shprehur se situata parazgjedhore ka nevojë për zgjidhjen e shumë çështjeve që lidhen me këtë proces siç është vota e emigrantëve, lista e zgjedhësve dhe pastrimi i dublikimeve, ndërsa një inisiativë e tillë që kërkon ndryshime kushtetuese kërkon një diskutim të gjerë edhe me ekspertë të fushës. Megjithatë socialistët janë parimisht dakort për të negociuar këtë çështje por kjo gjë është shprehur Gramoz Ruçi mund të diskutohet për zgjedhjet e ardhshme jo për 23 qershorin.Ndërkaq më herët kryeministri në mbledhjen e qeverisë ka kërkuar që të mos politizohet kjo çështje ndërsa është shprehur se pavarësisht asaj që arrihet në negociata mbetet i vendosur që në çdo kohë të përcaktohet që 16-vjeçarët tri drejtohen kutive të votimit.“I siguroj 16-vjeçarët se s`do të ndalojë përpjekjen time derisa ata të votojnë si qytetarë me të drejta vote të barabartë si të tjerët. Një komb me moshë të re nuk duhet të ketë asnjë hezitim për ti dhënë 16-vjeçarëve të drejtën që i takon. Të gjitha forcat politike që një çështje të tillë të mos e bëjnë çështje debati dhe karshillëqesh, por ta marrin këtë si çështje të drejte themelore të së paku 100 mijë qytetarëve, që sipas tij mezi presin të paraqiten ditën e votimin dhe të firmosin me votë kush do t’i drejtojë për 4 vitet që vijnë” tha Berisha.Iniciativa e kryeministrit është mbështetur edhe nga aleati qeverisës LSI, ndërsa kreu i kësaj force politike është shprehur se duhet gjetur vullneti politik ndoshta edhe pas zgjedhjeve të 23 qershorit ndërsa ambasadori i OSBE-së Eugen Wollfarth sheh këtë një mundëi të aplikueshme për zgjedhjet e 2017-ës.