Shoqata e Transportit Urban: Të rritet çmimi i biletës në 70 lekë
Nëse merret parasysh kërkesa e Shoqatrës kombëtare të transportit, qytetarët do duhet të paguajnë 70 lekë për të udhëtuar në Tiranë qoftë edhe për një stacion të vetëm.Në një konferencë për shtyp, Kryetari i kësaj shoqate Ferdinand Ibrahimi ka kërkuar rritjen urgjente të çmimit të biletës si pasojë rritjes së çmimit të karburantit.Gjatë konferencës shoqata e transporteve ka kërkuar gjithashtu që abonetë e përgjithshme të shoqërohen me kartonin shoqërues, kartën e studentit ose dokument tjetër personal , pasi janë shtuar rastet e falsifikimeve që i janë bërë kohët e fundit aboneve.“Gjendja e krijuar ma detyron të zvogëlojmë numrin e mjeteve të punës dhe reduktimi i mjeteve do të sjellë çrregullime dhe pakënaqësi tek qytetarët. Duam rritje të biletës në 70 lekë të reja, pasi është rritur dhe çmimi i karburantit. Duam indeksim për biletat e pajtimit mujor pasi është shtuar numri i aboneve false. Duam kartonin shoqërues që të përdoret vetëm nga një person” ka theksuar Ibrahimi.Aktualisht çmimi i biletës në linjat urbane në kreqytet është 30 lekë dhe ky ndryshim do të sillte dyfishim të çmimit për xhepat e qytetarëve.