Ekstradimi i Arben Frrokut, Ministria e Drejtësisë nis procedurat
Brenda 15 ditëve pritet që autoritetet greke të vendosin për ekstradimin e Arben Frrokut, të akuzuarit kryesor për vrasjen e kryekomisarit Dritan Lamaj më 24 shkurt të Tiranë.Ministri e Drejtësisë ka nisur procedurat për ekstradimin e të ndaluarit në Selanik duke iu dërguar homologëve grekë edhe dosjen e prokurorisë për Arben Frrokun.Dosjet për dy të dyshuarit për vrasjen e komisar Dritan Lamajt, janë hartuar nga Prokuroria e Krimeve të Rënda dhe ajo e Tiranës. Frroku po hetohet për vrasjen e ish shefit të komisariatit numër 6 në Tiranë, ndërsa masa ndaj tij u mor nga Gjykata e Krimeve të Rënda në mungesë.Ndërsa Jak Jaku akuzohet për armëbajtje pa leje dhe prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike, pasi në shtëpinë e tyre në Domje të Tiranës u gjet një arsenal armësh dhe një sasi e konsiderueshme droge.Arben Frroku dhe Jak Jaku u arrestuan mëngjesin e 25 Shkurtit në Selanik të Greqisë dhe u lanë në burg për 40 ditë nga Gjykata greke për armëbajtje pa leje dhe posedim lëndësh narkotike. Ndërkohë autoritet shqiptare kanë kërkuar nga ato greke për ekstradimin e tyre dhe vënien e tyre para drejtësisë.