Shtyhet sërish seanca ndaj Dritan Dajtit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 13 Mars 2013, 15:02
Gjykata e Krimeve të Rënda dorëzohet përballë Dritan Dajtit dhe avokatëve të cilën nuk marrin përsipër mbrojtjen e tij.Në seancën e radhës ka munguar avokati Sajmir Visha i caktuar nga gjykata. Visha e ka argumentuar mungesën e tij për shkak të angazhimeve që ka patur në gjykatën e Lezhës.Për këtë ai i ka dërguar një deklaratë trupit gjykues ku kërkon shtyrjen e seancës. E ndodhur përballë kësaj situate gjykata ka shtyrë seancën për në datën 18 mars dhe i ka kërkuar komisionit për ndihmë juridike në ministrinë e drejtësisë caktimin e një tjetër avokati.