Kryeministri Berisha ngushëllon familjarët e Ali Kastratit
Kryeministri Sali Berisha, nëpërmjet një telegrami drejtuar familjes së personalitetit të shquar të sportit shqiptar Ali Kastrati, i ka shprehur atyre ngushëllimet për ndarjen nga jeta të njeriut të tyre të dashur.Në këtë telegram, Kryeministri Berisha shprehet:“Të dashur familjarë të të ndjerit Ali Kastrati.Ndarja nga jeta e njeriut tuaj të dashur, personalitetit të shquar të sportit shqiptar, ka pikëlluar jo vetëm ju por edhe botën e sportit dhe sportdashësit e vendit tonë. Ali Kastrati do të mbetet gjithnjë në memorien e sportdashësve të Shqipërisë si një ikonë e sportit tonë që ka frymëzuar e do të frymëzojë gjenerata të tëra sportdashësish në Shqipëri.Me ndarjen e tij nga jeta, ju keni humbur njeriun tuaj të dashur, por sporti shqiptar ka humbur njërën prej legjendave të tij më të çmuara, fituesin e dhjetëra e dhjetëra medaljeve e titujve tё nderit, sportistin e madh që e përfaqësoi denjësisht në arenën ndërkombëtarë.Me kёtё rast, ju shpreh ngushëllimet mё tё sinqerta juve, tё afërmve e miqve dhe lutem qё shpirti i tij tё gjejё paqen e merituar.Me respekt, Sali Berisha”.