Shqyrtohet ligji për administratën gjyqësore, opozita largohet nga komisioni
Nga OraNews Përditësimi i fundit 13 Mars 2013, 10:08
Komisioni i Ligjeve ka vijuar sot me diskutimet për projektligjin për Administratën Gjyqësore, ndërsa mbledhja është shoqëruar me debate mes përfaqësusve të të dyja palëve.Deputetët e opozitës kanë deklaruar se nuk do ta votojnë draftin e sjellë nga mazhoranca për administratën gjyqësore dhe më pas janë larguar nga mbledhja e komisionit.Në mbledhjen e fundit të këtij komisioni, mazhoranca miratoi vetëm me votat e saj që projektligji të votohet në Parlament me shumicë të thjeshtë ndërsa opozita nuk mori pjesë në votim.Deputetët e opozitës u deklaruan kundër vendimit të maxhorancës për ta kaluar projektligjin me shumicë të thjeshtë, duke thënë se në këtë mënyrë vetëm po shpërfillet opozita dhe minohet konsensusi..