Zgjedhjet, misioni i ODIHR-it vijon edhe sot takimet

Delegacioni i i ODIHR-it i cili ndodhet prej dy ditësh në Tiranë po vijon edhe sot takimet me qëllim vlerësimin e situatës dhe hartimin e një raporti mbi nevojën apo jo të dërgimit të ekipeve të vëzhguesve ndërkombëtare për zgjedhjet e 23 Qershorit.Sot, misioni i ODIHR-it është takuar me kryetaren e KQZ, Lefteri Lleshi dhe nënkryetarin Denar Biba, me kryetarin e Partisë Republikane Fatmir Mediu, me PDIU-në si dhe me kryetarët e partive të vogla joparlamentare.Gjithashtu delegacioni i ODIHR-it do të takohet me  gjyqtarët e Kolegjit Zgjedhor, si dhe me përfaqësues të shoqërisë civile dhe analistë dhe kryetaren e KKRT-së Endira Bushati.Ndërkohë vizita e misionit të ODIHR-it është bërë nga vetë autoritetet shqiptarë të cilat kanë kërkuar praninë e vëzhguesve ndërkombëtarë edhe në këto zgjedhje, të cilat shihen si një test kyç për funksionimin e demokracisë në Shqipëri.Në këtë kuptim, në varësi të panoramës që misioni do të marrë gjatë tre ditëve të qëndrimit në Shqipëri do të përcaktohet numri i vëzhguesve që do të vijnë në qershor. Raporti i ODIHR-it është dokumenti bazë i përdorur edhe nga Brukseli në vlerësimet e tij për Shqipërinë.Ndërkohë fushata zgjedhore ka kohë që ka filluar në Shqipëri dhe praktikisht të gjitha forcat kryesore janë duke prezantuar programet e duke bërë premtimet e radhës.