30 vjeçari kërcënon të vetëhidhet nga kati i 13, zbret pas negociatave me RENEA-n
E ka përjetuar shumë keq ndarjen nga e dashura.30 vjeçari Gentian Gega, pasi për afro 60 minuta ka mbajtur në tension policinë e Tiranës, teksa ka kërcënuar të vetëhidhet nga kati i 13 i një pallati.Ngjarja ka ndodhur tek fusha e aviacionit, ku Gega kishte hipur në katin e 13-të dhe ka bërtitur me zë të lartë se do të vetëhidhej pasi e kishte lënë e dashura. Menjëherë kanë qenë banorët e zonës që kanë lajmëruar policinë, e cila mbërriti në vendin e ngjarjes dhe nisi negociatat me 30 vjeçarin. Madje kanë shkuar edhe negociatorë të RENEA-s, që të mund të flisinin me të riun që të mos merrte aktin e vetëhedhjes nga kati i 13.Janë dashur afro 60 minuta që negociatorët e RENEA-s si dhe familjarët e tij të bindin 30 vjeçarin të zbriste nga lartësia. Ai është shoqëruar në ambintet e komisariatit nr. 2 për tu marrë në pyetje dhe për të qartësuar ngjarjen.