Bogdani: Kandidatët e PS-së të lidhur me krimin
Partia Demokratike akuzon kryesocialistin Rama se po prezanton kandidatë për deputetë ata persona të cilët kanë dosje penale.Deputeti demokrat Gerti Bogdani ka deklaruar në një konferencë për shtyp se Rama i prezanton shqiptarëve fytyrën që nuk duhet të ketë grupi parlamentar i PS-së, por që do ta ketë se Rama është i kapur."Ka mbi një muaj që Z. Rama deklaron në media kandidatët që e kanë kapur; e kanë kapur me para, e kanë kapur me afera, e kanë kapur me dosje penale, e kanë kapur me shërbime politike. Ky nuk është zakon i ri i Ramës, dhe nuk ka pse të habisë njeri. Me të njëjtën formë ai i ka dhuruar Kuvendit që është sot, “Rilindas” me emër në biznesin e pisët dhe ne lidhjet me krimin. Nuk duhet shumë të gërmosh për të ilustruar faktet. Këtë periudhë Kuvendi ka qenë në procedurë shqyrtimi për deputetin Fidel Ylli dhe shumë shpejt kanë dalë në dritë, skemat që Fideli i partisë ka përdorur për të anashkaluar ligjin, për të kamufluar bizneset, pse jo për të pastruar para” tha Bogdani.Ai ka theksuar më tej se Rama me kandidatë të tillë kërkon të legjitimojë “biznesin e pisët” ndërsa ka shtuar se kryesocialistin dhe deputetin Fidel Ylli I bashkon lejet e ndërtimit."Së fundi nëse praktika e “biznesit” të rilindësit Fidel të z. Rama është vetëm ajo e fshehjes së pasurive, mos deklarimit të tyre, mos pagimit të taksave dhe e pastrimit të parave, atëherë mandatin e deputetit, Rama e Fideli i tij, mos vallë e duan që të legjitimojnë “ biznesin e pisët” dhe pisllëkun ta kthejnë në ligj? Mos vallë Rama e do deputetin Fidel, si shëmbëlltyra e tij, se fsheh pasurinë si e fsheh Rama, se pasurohet si pasurohet Rama. Ramën e Fidelin nuk i bashkon ideali. I bashkojnë lejet e ndërtimit dhe biznesi i pisët me to. Kjo nuk është rilindje, kjo është përçudnim” ka përfunduar Bogdani.