16-vjeçarët drejt votimit? Metaj: Të vendoset me referendum
E drejta për të votuar një 16 vjeçar do të shoqërohet me një zinxhirë efektesh në të drejtat dhe detyrimet e adoleshentëve të përcaktuara në Kushtetutë.Përveç votës, sipas ndryshimeve juridike do të jenë; një 16 vjeçarë ka të drejtë që në këtë moshë të fitoj pavarësinë nga prindërit, të bëjë celibrim, të marrë lejen e drejtimit të automjetëve, të punësohet, të drejtë për të blerë dhe shitur alkool dhe në anën tjetër të drejtën për të zgjedhur dhe për t'u zgjedhur.Gerta Metaj, drejtuese e koalicionit të vëzhguesve vendor tha se kjo duhet të vendoset nëpëmjet një referendumi popullor.Vetë adoleshentët janë ende të paqartë. Aq sa, sipas vëzhguesve të koalicionit vendor, mund të ndikohen nga prindërit dhe e gjitha kjo do të çonte në votë kolektive.Vetëm 2 ditë më parë në mbledhjen e qeverisë kryeministri Berisha propozoi dhënien e të drejtës së votës 16 vjeçarëve. Berisha ftoi të gjitha forcat politike që të arrijnë një konsensus për këtë çëshje, me qëllim që të mos i presin të drejtën e votës 100 mijë qytetarëve shqiptarë, nisëm kjo që u mbështet edhe nga lideri i LSI Ilir Meta.