Ministri i Punës kundërshton Ramën: Nuk janë 1 milion të papunë
Ministri i Punës, Çështjeve Sociale e Shanseve të Barabarta, Spiro Ksera, ka hedhur poshtë deklaratën e bërë dje në Kukës nga kryesocialisti Edi Rama për 1 milion të papunët.Sipas Kserës nuk është aspak e vërtetë që në Shqipëri ekzisotn një fakt i tillë, duke qenë se numri i forcës së punës në vendin tonë është 1 milion e 40 mijë. Ai ka shtuar më tej se Rama dhe Partia Socialiste nuk mund të vijnë në pushtet përmes deklarimeve të pavërteta të cilët shqiptarët i dinë.Këto deklarata, ministri Ksera i bëri në Kukës gjatë inagurimit të një qëndreje të formimit profesional, në të cilën do të mund të kualifikohen më shumë se 60 aplikues në 4 kurse të ndryshme si rrobaqepsi, kumpjuter, gjuhë e huaj dhe hidraulik.Për ndërtimin e kësaj qëndre, janë dhënë më shumë se 3 milion lekë të reja, ku për mbarëvajtjen e së cilës do bashkëpunohet edhe me ministrinë homologe të Kosovës.