Elbasan, nisin festimet për ditën e verës
Atmosfera festive e ditës së verës në Elbasan ka nisur me hapjen e panairit që mban emrin e kësaj feste.Ky është sezoni i 16-të që zhvillohet ky panair e sipas sekretarit të përgjithsheëm të dhomës së tregëtisë Elbasan, Edmon Popa, ka patur një rritje të pjesëmarrjes së subjekteve të biznesit madje risia e këtij viti qëndron në rritjen e numrit të pjesëmarrjes nga jashte Shqipërisë si Kosova, Maqedonia e Mali i Zi.Panairi i ditës së verës është përshëndetur nga kryetari i bashkisë, Qazim Sejdini, si dhe prefekti Shefqet Deliallisi.Risia e këtij panairi ishte pjesëmarrja e gjerë e bizneseve nga jashtë Shqipërisë siç është rasti i dizenjatores së qeramikës nga Ulqini e cila tregon edhe afeksionin e saj për këtë eveniment.Panairi i ditës së verës çeli siparin e aktiviteteve të organizuara në kuadër të kësaj feste në Elbasan, një festë e cila mbledh në këtë qytet qindra qytetarë që i gëzohen simbolikisht ardhjes së verës.