Komisioni i disiplinës jep masat për Besën dhe Tiranën
Komisioni i Disiplinës në FSHF ka vendosur të dënojë me 200.000 lekë gjobë ekipin e Besës si dhe me katër ndeshje pezullim për trajnerin e ekipit Përparim Daiu për sjellje josportive ndaj lojtarit kundërshtar.Gjithashtu, komisioni ka pezulluar me 1 ndeshje lojtarin e Besës Sokol Cikalleshi për sjellje josportive por nuk ka lënë pa dënuar edhe trajnerin e ekipit Tirana Nevil Dede me 2 ndeshje pezullim, për provokim të publikut.Ja disa nga vendimet e tjera të komisionit të disiplinësEkipi i KF " Gramozi " U-17 per mosparaqitje ne ndeshjen me KF " Adriatiku " U-17 humbet ndeshjen ne tavoline me rezultatin 3-0 bazuar ne nenin 55.1 te KDS .Ekipi i KF " Ada " U-17 per mosparaqitje ne ndeshjen me KF " Butrinti" U-17 humbet ndeshjen ne tavoline me rezultatin 3-0 bazuar ne nenin 55.1 te KDS.Ekipi i KF " Terbuni " U-19 per mosparaqitje ne ndeshjen me KF " Butrinti" U-19 humbet ndeshjen ne tavoline me rezultatin 3-0 bazuar ne nenin 55.1 te KDS.Trajneri i KF " Skenderbeu " U-17 Gentian Lici per ofendim te zyrtareve te ndeshjes denohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti dhe 3.000 leke gjobe ne baze te neneve 56.1/a dhe 136 te KDS .Lojtari i KF " Luftetari " Alis Baci per goditje ndaj kundershtarit denohet me 5 (pese) ndeshje pezullim nga aktiviteti ne baze te nenit 48.1/e te KDS.Lojtari i KF " Terbuni" Klodian Sulollari per sjellje jo sportive ndaj zyrtareve te ndeshjes denohet me 4(kater) ndeshje pezullim nga aktiviteti ne baze te nenit 49.1/a te KDS .Lojtari i KF " Lushnja " Erdis Metushi per sjellje josportive ndaj kundershtarit denohet me 1(nje ) ndeshje pezullim nga aktiviteti ne baze te nenit 48.1/d te KDS.KF " Gramshi " per deshtim ne permbushjen e pergjegjesive ne baze te neneve 64.c dhe 64.e dhe 65 te KDS denohet me zhvillimin e ndeshjeve te mbetura te ketij sezoni ne fushe asnjeanese .Lojtari i KF " Korabi " Besfor Laci per sjellje josportive ndaj zyrtareve te ndeshjes denohet me 4 (kater) ndeshje pezullim nga aktiviteti ne baze te nenit 49.1/a te KDS .Lojtari i KF "Skrapari " Denis Musai per goditje me grusht te lojtarit kundershtar denohet me 6 (gjashte) ndeshje pezullim nga aktiviteti ne baze te nenit 48.1/e te KDS .Per problemet e ndodhura ne ndeshjet KF " Naftetari "- KF " Iliria " Kategoria e I dhe Kat III komisioni do te shprehet mbledhjen e ardhshme pasi te kryhen verifikimet nga sekretariati i FSHF .