Tjetër paraqitje perfekte e Kobi Brajant
Kobi Brajant ka gjetur edhe një herë shkëlqimin e vjetër dhe po e tregon më së miri me paraqitje mbresëlënëse radhazi duke ndihmuar ekipin e LA Leikërs t'i ofrohet sa më shumë play-off. Ylli i kalifornianëve regjistroi 41 pikë e 12 pasime në suksesin 118-116 ndaj Torontos pas një kohe shtesë, ndërsa ishte ai që shënoi koshin për 3 pikë që barazoi ndeshjen kur mbeteshin vetëm 5 sekonda nga koha e rregullt, si dhe shënoi më pas edhe në shtesë koshin që i dha avantazhin skuadrës së tij. Tani LA Leikërs janë vetëm një ndeshje pas Utah që mban vendin e 8-të në Konferencën e Perëndimit, pozicion që siguron pjesëmarrjen në playoff.Rezultati më i çuditshëm i natës ka qenë fitorja e thellë e Portland në fushën e San Antonios me rezultatin 136-106. Kjo ishte humbja më e rëndë e viteve të fundit për ekipin teksan që nuk kishte asnjë përgjigje ndaj ofensivës së Portland, pasi këta të fundit arritën të shënonin 46 pikë vetëm në periodën e fundit. Damian Lilard shënoi 35 pikë e 9 pasime, ndërsa J. J. Hikson shtoi 23 pikë e 11 topa në tabelë për këtë skuadër që padyshim ka regjistruar një nga rezultatet më të bujshme të sezonit ndaj ekipit që kryeson Konferencën e Perëndimit dhe në shtëpi është një nga skuadrat më të forta të historisë së NBA. Në ndeshjet e tjera u shënuan këto rezultateOklahoma-Sharlot 116-94Indiana-Orlando 115-86Memfis-Kliveland 103-92Dallas-Detroit 102-99Uashington-Bruklin 78-95Filadelfia-Majemi 93-102Utah-Çikago 88-89Atlanta-Boston 102-107Portland-San Antonio 136-106Feniks-Sakramento 112-121Toronto-LA Leikërs 116-118Hjuston-Golden Steit 94-88