Galliani: Barcelona, ekipi më i mirë në botë

Zëvëndëspresidenti i Barcelonës, Adriano Galliani, ka thënë se gjiganti katalanas është ekipi më i mirë në botë, pavarësisht faktit se Rossonerët kanë mposhtur Blaugranët në ndeshjen e parë të Ligës së Kampionëve. “Ne do të shohim cilësinë tonë ndaj ekipit më të mirë në botë. Është një prej ndeshjeve më të mëdha të këtij viti. Ne kemi frikë për mungesat e mundshme të Pazzinit dhe Mexesit, por ne nuk do të tërhiqemi pa marrë parasysh kush luan dhe kush jo” tha ai.“Këtë ndeshje do ta shikojë e gjithë bota dhe është esenciale që ne të jemi sërish në Ligën e Kampionëve vitin e ardhshëm. Ne nuk do të ndërtojmë autobusa në Camp Nou, ne do të luajmë në mënyrën tonë ndaj ekipit më të mirë në botë”, është shprehur Galliani.