Wenger: Jemi të përgatitur për një përmbysje të madhe

Duke parë atë që ndoshi mbrëmë në Kamp Nou ku Barcelona përmbysi me meritë disavantazhin ndaj Milanit, trajneri i Arsenalit, Arsen Venger, nuk e përjashton mundësinë që ekipi i tij të bëjë një të papritur tjetër të madhe për kaluar në turin në Ligën e Kampioneve përballë Bajern Mynih."Topçinjtë" do të përballen sonte  "Allianz Arena" kundër bavarezëve pas humbjes 3-1 në fushën e tyre në ndeshjen e parë. Të ndërgjegjshëm për vështirsinë e një përmbysje të mundshmë tekniku francez beson se mrekullitë ekzistojnë dhe djemtë e tij sonte kërkojnë të bëjnë një gjë të tillë.Në konferencen për shtyp para ndeshjes tekniku i Topçinjve ka deklaruar se: "Ky nuk është një mision i pamundur. Mund të bëhet, por duhet një përkushtim 100%, dhe padyshim duhet të keshë edhe fatin me vete”."Duhet ta fillojmë ndeshjen furishëm pasi na nevojitet që të krijojmë presion në mendjen e tyre se kemi ardhur për të marrë fitoren dhe kjo bëhet vetëm me një nisje ofensive. Shansi ynë është të krijojmë pasiguri në atë siguri që Bajerni ka aktualisht. Nuk duhet të mendojmë që ndeshja zgjat vetëm 30 minuta. Duhet të hyjmë në fushë dhe të japim gjithçka nga repertori i ynë. Unë kam besim te lojtarët e mi se do të bëjnë një ndeshje të madhe sonte pasi e kemi përgatitur atë në mënyrën më të mirë të mundshme", ka përfunduar tekniku i Arsenal duke lënë të kuptohet se Topçinjtë sonte nuk do të luajnë vetëm për formalitet.