Rikthehen jashtëtokësorët, shkatërrojnë Milan dhe përmbysin gjithçka

Barcelona mban premtim dhe përmbushë misionin e saj duke mundur Milan me rezultatin 4-0. Ajo që mendohej si një ëndërr e parealizueshmë tashmë është arritur nga jashtëtokësorët. Të udhëhequr loja fantastike e Lionel Messit, gjeniut të futbollit botëror Katalanasit kanë arritur një përmbysje historike në Kamp Nou duke mos e vënë në diskutitm par asnjë moment kualifikimin për në fazen tjetër edhe pse vinin nga një humbje në San Siro me rezultatin 2-0. Ata që kishin menduar se cikli I katalanasve kishte përfundur kanë marrë tashmë përgjigjen e duhur.Ndeshja nis me një entuziazem të jashtëzakonshem në "Kamp Nou" por ai që mendon ta ndezë edhe më shunë është Super Lionel në minuten e 5-të me golin e tij fantastik pas kombinimit me Andres Iniesten. Milani mbyllet në mbrojtje falë një presingu të jashtëzakonshem të lojtarve Balugrana ndërsa mundohen të godasin me anë të kundërsulmit. Rastin më të mirë për Djallin e I riu Niang që pa eksperiencen e duhur në përballje të titlla I vetem përballë Valdes godet vetem shtyllen pingule. Atë që nuk e bën talenti i së ardhmes e bën katër herë fituesi i topit të artë Messi. Ky i fundit  pas një tjetër kombinimi përfekt në sonen kundërshtare shënon golin e dytë për katalanasit dhe të 58-tin në Ligën e Kampioneve, duke u bërë golashënuesi i dytë më i mirë i këtij aktiviteti.Pjesa e parë mbyllet një dominim total të katalanasve ndërsa edhe e dyta fillon me të njëjtin ritem. Në minutën e 9-të të pjesës së dytë  është Davis Vila që shënon golin e "Nokautit" duke shtangur kuq e zinjtë të cielt në fillim të ndeshjes mendonin se do të ishin ata  që do të vazhdonin aventuren në Chempions. Reagimi i kuqezinjve është shumë i dobët. Katalanasit arrijnë të administrojnë rezultatin falë lojës së tyre tipike, ndërsa mbyllin gjithçka në minutat shtesë, kur Zhordi Alba firmos golin e 4-0 që çon Barcelonën përfundimisht në çerekfinale.Jashtëtokësorët janë rikkthyer fuqishem duke treguar edhe një herë atë që dinë të bëjnë më mirë të fitojnë me goleadë atëher kur u nevojitet, ndërsa Djalli largohet kokulur nga parajza e "Kamp Nou", duke dhënë thuajse asgjë nga ajo që kishte shfaqur në ndeshjen San Sisos.