Messi, rekordmeni i Champions League

Ylli argjentinas Lionel Mesi tregoi edhe një herë se e meriton epitetin Legjenda e futbollit Botëror. Katër herë fituesi i Topit të Artë dhe mbajtësi i disa rekordeve personale vazhdon të thyejë dhe të koleksionojë rekorde të reja.Edhe pse është vetem 25-vjeç talenti argjentinas që ka bërë për vete mijëra e mijëra adhurues në të gjithë botën pasi mbrëmë ka qenë në një nivel të jashtëzakonshëm. Përveç se ndihmoi skuadrën e tij për të arritur përmbysjen e madhe ku askush nuk besonte,“Pleshti” me dopietën që i shënoi Milan brenda 40 minutave të para është bërë golashënuesi më i mirë i Ligës së Kampioneve, duke u nisur nga sezoni 1992-1993, kur u rikthye skema me fazën e grupeve. Me 58 gola të shënuar në këtë kompeticion, ylli argjentinas ka lënë pas holandezin Rud Van Nistelroi që ishte me 56 gola. Ai tashmë është vënë në ndjekje të rekordmenit të historisë në Ligën e Kampioneve, Raul Gonzales, në kuotën e 75 golave.Kundër kuqezinjëve, Lionel Mesi ka thyer gjithashtu një tabu personale. Ndaj skuadrave italiane bomberi Katalanas nuk kishte shënuar asnjëherë në aksion ashtu siç bëri mbrëmë pasi golat e tij të mëparshëm ishin shënuar ose nga pika e bardhë ose nga goditjet e dënimit.Me lojën e shfaqur ndaj Milanit dhe me dopietën personale Messi ka treguar edhe një herë se vazhdon të jetë ai lojtari që meriton të quhet më i miri i të gjitha kohërave.