Juventusi nis arratinë, Napoli ndalet në Verona
Juventusi ka nisur arratisjen e radhës drejt titullit kampion, falë një fitoreje të vështirë 1-0 ndaj Katanias, të kombinuar me humbjen në fushën e Kievos të Napolit, duke çuar në 9 pikë diferencën mes dy skuadrave. Ndonëse Juventusi ka dominuar takimin ndaj Katanias, rastet në këtë sfidë nuk kanë qënë të shumta për kryesuesit e Serisë A. Takimin e zgjidhi goli i vetëm i Xhakerini në minutën e parë shtesë. Ky i fundit hyri si zëvendësues ndërsa shënon një nga golat më të rëndësishem të sezonit pas një kombinimi me Pogba. Francezi ka qenë lojtari më i mirë në fushën e lojës duke u bërë një element i rëndësishëm për skemat e bardhezinjve. Tani kampionët e Italisë janë disi më të qetë në rrugën e tyre drejt titullit të dytë radhazi, pasi kanë çuar në 9 pikë diferencën me Napolin ndjekës që është munduar në mënyrë të papritur në fushën e Kievos. Veronezët kanë zgjidhur gjithçka në pjesën e parë të takimit falë golave të Drame dhe Tero, ndërsa më pas kanë arritur të kontrollojnë sulmet e skuadrës së Mazarrit që tashmë rrezikon seriozisht të humbasë edhe vendin e dytë në renditje.Për momentin Napoli ka dy pikë avantazh ndaj Milanit që mban aktualisht vendin e tretë. Rënia e skuadrës Napoletane është tashmë evidente por bashkë me skuadrën një rënie në javën e fundit ka patur edhe sulmuesi kryesor i kësaj skuadre Edison Kavani i cili ndaj Kievos ka gabuar nga pika e bardhë e 11-metëreshit duke humbur rastin më të mirë për të rihapur ndeshjen. Tenisioni te skuadra e kaltër tashmë është evident. Skuadra përveçse nuk di te fitojë e ka shume të vështirë të gjejë edhe rrugën e rrjetës.