Sanchez mezi pret ndeshjen ndaj Milanit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 10 Mars 2013, 15:05
Anësori kilian i Barcelonës, Alexis Sanchez, ka thënë se klubi katalanas duhet të luftojë shumë për të siguruar kualifikimin në rrethin tjetër të Ligës së Kampionëve. Barcelona ka një disavantash prej 2-0 nga ndeshja e parë e zhvilluar në San Siro dhe tani katalanasit kanë një punë të vështirë të martën, për të cilën Sanchez është optimist.“Ne është dashur të fitoijmë ndaj Deportivos, ishte e rëndësishme. Ne po ashtu duhet të fitojmë të martën ndaj Milanit, Humbjet në këto ndeshje lënë gjurmë, por të martën është një betejë të cilën duhet ta fitojë patjetër”, ka thënë Sanchez.