Juve prek titullin, gabon Napoli
Kampioni i Italisë, Juventusi, ka barazuar në shtëpi ndaj Catanias, por nuk ka mbetur prapa në klasifikim, pasi Napoli ka pësuar humbje në udhëtim te Chievo. Ndeshja e zhvilluar në Torino ishte nga fillimi e baraspeshuar, me Juventusin që kishte një dominim të lehtë. Në pjesën e parë vlen të përmendet një shtyllë nga Bianconerët, por u prit që gjërat të vendosen në pjesën e dytë.Në pjesën e dytë Juventusi shtoi presionin para portës kundërshtare dhe në fund kur të gjithë menduan se ndeshja do të përfundojë me rezultat 0-0, në kohën shtesë Emmanuele Giaccherini shënoi për 1-0 dhe fitoren e vendasve.Napoli pranoi dy gola në pjesën e parë nga Chievo, ku realizatorë ishin (12’) Drame dhe (43’) Thereau, teksa deri në fund nuk kishte ndryshime.Pas javës së 28-të, Juventusi ka 62 pikë në krye të tabelës dhe është shumë pranë titullit, pasi ka nëntë pikë më shumë se Napoli në vendin e dytë.