FA Cup Manchester United - Chelsea përfundon në barazpeshe
Supersfida e FA Cup mes Manchester United dhe Chelsea ka përfunduar në barazim 2-2. Për të përcaktuar fituesin e kësaj supërpërballje mes Londinezve dhe Djajve do të zhvillojnë një tjetër ndeshje, këtë radhë në Londër, për të përcaktuar se kush prej tyre do të shkojë në gjysëmfinale. Verdikti erdhi pas barazimit 2-2 në ndeshjen parë në "Old Treford", ku vendasit shpërdoruan një avantazh prej dy golash.Të besuarit e Ferguson arritën të kalojnë shumë shpejt në avantazh që në 10 minutat e para të ndeshjes Djajt britanikë arritën të shënojnë dy gola me anë të Hernadez dhe Runi duke i dhënë një avantazh të ndjeshëm ekipit të tyre, i cili do ta mbyllë pjesën e parë epërsi të dy golave.Në pjesën e dytë gjërat ndryshojnë në favor të londinezëve të cilët bëjnë gjithçka për të barazuar shifrat. Me aktivizimin e Hazard dhe Obi Mikel, Çelsi zgjohet dhe krijon disa raste radhazi para portës së De Geas. Hazard arrin të shkurtojë diferencat në minutën e 59 ndërsa 10 minuta më vonë është Ramires që rikthen gjithçka në barazpeshë. Për më tepër,në minutat e fundit, Çelsi mund të kishte siguruar gjysëmfinalen por portieri spanjoll De Gea arriti të shpëtonte portën e tij nga gjuajtjet e bashkëkombësve Mata e Torres, që të siguronte një përsëritje të kësaj ndeshjes siç është tradita e këtij kompeticioni.Në ndeshjet e tjera çerekfinale janë shënuar këto Rezultatet Everton Uigan 1-3, Manchester Sitit-Barnsley 5-0 dhe Milluall-Blekburn 0-0.Në gjysëmfinale Mançester Siti do të presë fituesen e çiftit Mançester Junajtid-Çelsi, ndërsa Uigan do të presë fituesen e takimit mes Milluoll dhe Blekbërn.