Barcelona - Milan formacionet e mundshme

E konsideruar si klasikja e Chempios Ligë përballja mes Milan dhe Barcelonës pritet me një interes të madh nga të gjithë shikuesit në mbarë botën. Gjigandët e Katalonjës do të synojnë një përmbysje historike, teksa i presin kuqezinjtë në "Kamp Nou". Lajm i mirë për Barcelonën është rikuperimi i mesfushorit Ksavi, që është në dispozicion të trajnerit Roura dhe në gjendje për t'u përballur me Milanin pas problemit në kofshë. Në kampin tjetër Sulmuesi Xhiampaolo Pacini i Milanit nuk ka udhëtuar me skuadrën pas dëmtimit ndaj Xhenovas. Alegri do ti besojë të riut të talentuar Niang një vend titullari në ndeshjen e kundër katalanasve, ndërsa në dispozicion do të jenë edhe Bojan Krkiç e Robinjo. Trajneri Rura pritet që ashtu si në San Siro të hedhë në fushën e lojës formacionin 4-3-3.Në portë: Valdes. Në Mbrojtje: Zhordi Alba, Pujol, Pike dhe Dani Alvesh. Në mesfushë do të jenëIniesta, Buskets dhe Kasavi Hernandes. Ndërsa në repartin e avancuar do të jetë treshja David Vila, Mesi dhe Pedro.Në kampin tjetër skuadra e trajnerit Alegri pritet që të përgjigjet me të njëjtin formacion 4-3-2-1. Në portë: Abiati. Në mbrojtje: Konstant, Mekses, Xapata dhe De Shilio. Në mesfushë: Muntari, Montolivo dhe Ambrozini. Ndërsa në Sulm Boateng dhe El Sharaui do të mbështesin sulmuesin francez Niang që pritet të luajë në rolin e Balotelit në mbrëmjen e sotme. Ndeshja do të luhet në kamp Nou në orën 20:45, në një stadium të tejmbushur nga tifozëria. Barcelona shihet e superfavorizuar nga kompanite e basteve. Fitorja e katalanasve kuotohet me Koefiçentin 1.3, brazimi 4.7 ndersa fitorja e Milan me koefiçentin 7.4. Barcelona ka një avantazh të lehtë ndaj Milan edhe në takimet direkte. Në 16 perballje katalanasit kanë fituar 6, Milan 5 ndërsa 5 takime të tjera kanë përfundur në barazim