PSG nuk është si Bayerni, Barca apo Reali

Ylli i Tottenhamit, Gareth Bale, e ka vlerësuar Paris Saint-Germainin si një ekip të madh, por ka thënë se ata janë larg ekipeve, si Barcelona apo Real Madridi.“PSG është ekip i madh. Ata kanë blerë disa lojtarë të mëdhenj. Është ekip i mirë për t’u ndjekur, pak a shumë sikur Manchester City. Por, ata ende janë larg nivelit të klubeve të mëdha. Nuk janë si Bayern Munichu, Real Madridi apo Barcelona”, ka deklaruar uellsiani dhe më pas ka folur për veten.“Tani jam pjekur shumë si njeri dhe shpresoj të përmirësohem vit pas viti”.“Ryan Giggs ishte heroi i fëmijërisë sime. E shikoja shumë duke luajtur kur isha fëmijë. Por, sot Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi janë referencat e mija”, ka thënë Bale për Telefoot.