Bayern Munchen më shumë mungesa ndaj Arsenal për Champions

Bajern Mynih do ta ketë të lehtë ndeshjen e kthimit ndaj Arsenal në Ligën e Kampionevepasi Bavarezët do të jenë të ndikuar nga dëmtimet dhe kartonat. Pas rezultatit pozitiv në ndeshjen e parë në Londer ku Gjermanet fituan me rezultatin 3-1 në ndeshjen e kthimit Tekniku Heinkes duhet të bëjë mirë llogaritë pasi në skuadër mungojnë lojtarë kryesorë.Pezullimet për karton të mesfushorit Shvajnshtajger e mbrojtësit Boateng i është shtuar edhe mungesa e konfirmuar e Frenk Riberi pas dëmtimit të pësuar ndaj Fortuna Dyseldorf në fundjavë.Stafi mjekësor i bavarezëve ka bërë të qartë se nuk është përcaktuar ende kohëzgjatja e riaftësimit të francezit, por shpresohet që ai të jetë i gatshëm për turin tjetër të turneut evropian pasi bavarezët janë thuajse të bindur se do të jenë çerekfinalistë të Ligës së Kampioneve.Sipas mediave gjermane, trajneri Heinkes ka bërë të qartë se në ndeshjen kundër anglezëve, Dante dhe Van Bujten do të përbëjnë qendrën e mbrojtjes, ndërsa detyrat e Shvajnshtajger, si organizator i tërhequr në mesfushë, do t'i marrë Havi Martinez, i cili u ble në këtë sezon pikërisht për të shtuar kualitetin në këtë repart.Dilemë e vetme e trajnerit Bavarez deri në këto momente është të zgjedhë zëvendësuesin e mesfushorit Francez Riberi. Sipas asaj që shkruajnë mediat në Gjermani mundësia më e madhe është që fantazisti i bavarezëve të zëvendësohet nga kosovari Xherdan Shaqiri. Ky i fundit ka patur shumë pak hapësira këtë sezon te bavarezët ndërsa ndaj Arsenal pritet që të luajë titullar.