Zanetti: Jam krenar që jam pjesë e Interit

Kapiteni legjendar i Interit, Javier Zanetti, ka shprehur mirënjohjen ndaj klubit të tij, me rastin e festimit të 105 vjetorit të themelimit të klubit dhe në prag të paraqitjes së tij të 600-të në Serie A. ‘Il Capitano’ do të paraqitet sonte mbrëma për të 600-ën herë në fanellën e Interit në Serie A dhe argjentinasi ka shfrytëzuar rastin për të shprehur mirënjohjen e tij për klubin.“Unë jam krenar që jam pjesë e kësaj familje të mrekullueshme të Interit. 105 vjet histori është kohë shumë e gjatë dhe pa marrë parasysh momentin nëpër të cilin mund të kalojë klubi, Interi është klub të cilin e dashuroni pa kushte. Kjo është ajo që mendoj dhe ajo që ndjej”.“Interi është klubi dashurohet nga shumë njerëz dhe unë mendoj se është shumë me rëndësi për të gjithë ne”, theksoi Il Capitano.Zanetti debutoi për Interin në një fitore prej 1-0 në shtëpi ndaj Vicenzas, që erdhi në fillim të sezonit 1995/1996 dhe Il Capitano është më shumë ambicioz dhe mezi pret ndeshjen e radhës ndaj Bolonjës.“Janë tmerrësisht shumë, 600 ndeshje në Serie A. Është thjesht një gjë më shumë për të cilën duhet të falënderoj Interin. Të jem kapiten për aq shumë vite është përgjegjësi e lartë dhe unë gjithmonë e kam mbajtur shiritin e kapitenit me shumë krenari”.“Le të shpresojmë se ne mund të festojmë 600 ndeshjet në Serie A dhe ditëlindjen e Interit me një paraqitje të madhe për të harruar disfatën në Londër, pasi na duhen tri pikët për të qëndruar në maje”, ka deklaruar Zanetti.