Giggs: Kartoni i kuq i Nanit, shokues

Legjenda e Manchester United, Ryan Giggs, ka thënë se ai kurrë në jetën e tij nuk ka përjetuar një shok më të madh në fushën e lojës, pas kartonit të kuq me të cilin u ndëshkua Nani në ndeshjen ndaj Real Madridit. “Unë shkova për t’i thënë Cuneyt Cakirit se Nani po shikonte topin. Unë u ktheva në pozitën time, pasi prita që ata të ekzekutojnë një gjuajtje të lirë. Unë shikova gjyqtarin kur ai dha kartonin e kuq”.“Unë kurrë në jetën time nuk kam përjetuar një moment më shokues në fushën e futbollit, sepse nuk e kam pritur atë. Dhe kurrë nuk e kam parë stadiumin më të shokuar”.“Ndoshta nuk e kam përjetuar një zhgënjim të tillë për një kohë shumë të gjatë. Menaxheri gjithmonë thotë të kemi kujdes në ndeshjet në Ligën e Kampionëve, pasi sipas tij ‘tavani mund të bie mbi krye’ dhe kjo ka ndodhur. S’kemi pasur kë të fajësojmë edhe tani është qetësi, ka qenë një moment shumë shokues”, ka potencuar Giggs.