Alegri: Barça e meritoi fitoren, lojtarët ishin shumë mirë

Trajneri Masimiliano Alegri e pranon se Barcelona ishte më e fortë se Milani i tij. Ai thekson pas ndeshjes se edhe fati nuk ishte nga ana e "Djallit", pasi në të kundërt rezultati do të ishte ndryshe. "Mendoj se këtë mbrëmje Barcelona bëri një ndeshje të jashtëzakonshme", - tha ai me një pamje të qetë dhe me zë aspak të tensionuar. "Ne besuam deri në fund. Ndoshta po të kishim më shumë fat do të ishim ne në çerekfinale dhe jo Barcelona."Ndërsa në lidhje me atë çfarë ndodhi në fushën e lojës tekniku kuqezi tha se:"Barcelona bëri një lojë fantastike. Ne vuajtëm shumë, sidomos gjatë 30 minutave të para. Kjo edhe falë paraqitjes së madhe që Mesi bëri. Ata u treguan tepër të zotë kur na bënin presion, por ne patëm edhe rastin me anë të Niangut, kur loja ishte 1-0 në favor të tyre. Ndoshta me pakëz fat tani mund të flisnim për një tjetër realitet."Më tej Tekniku Alegri shtojë se: "Na vjen keq për këtë humbje, të gjithëve, veçanërisht lojtarëve, të cilët dëshironin të realizonin një ëndërr të madhe. Unë jam i mendimit se ndaj kësaj Barcelone ishte me të vërtetë e vështirë. Më vjen keq, sepse pritshmëritë ishin të mëdha pas rezultatit të parë. Nuk do të ishte e drejtë që ta ngjyrosnin këtë eliminim si një gjysmëdështim. Në 180 minuta ata e merituan kualifikimin pasi në mbrëmjen e Kamp Nou ata ishin thjeshtë fantastikë".Ndërsa në fund tekniku Alegri foli edhe për objektivat e skuadrës së tij. "Tani synimi ynë është që të arrijmë kualifikimin në Champions për sezonin e ardhshëm. Djemtë nuk duhet të demoralizohen nga kjo humbje që pësuam. Përkundrazi, kjo sfidë duhet të shërbejë për të rritur akoma më shumë grupin për eksperiencat pasardhëse. Sigurisht që na vjen keq, por duhet të shikojmë përpara. Në këtë eliminimin që pësuam, ishte më shumë meritë e Barcelonës, sesa për faji i gabimeve tona".