Fatih Terim: Ishte një fitore e madhe
Gëzimi i trajnerit të Galatasarayt, Fatih Terim ka qenë mëse evident pas fitores 3-2 ndaj Schalkes, rezultat i cili bëri që Turqit të kalonin në çerekfinalet e Champions LigëNë deklaraten e tij pas ndeshjes numri 1 i pankinës së verdhekuqve tha se ka puthur të gjithë lojtarët e tij në ballë nga gëzimi i papërmbajtshëm."I putha të gjithë lojtarët e mi në ballë sepse e meritonin për atë që dhanë në fushën e lojës sidomos në pjesën e parë. Është dashur të shënojmë më shumë gjatë 45 minutave të para pasi kemi patur disa raste të pastra për gol, sidoqoftë lojtarët e mi ishin të jashtëzakonshëm. Kjo është një fitore e madhe për vendin sepse ne jemi në tetë ekipet më të mira të Chempions Ligë. Në pjesën e parë kemi luajtur në mënyrë përfekte por pësojmë gol në momentin më të mirë dhe kjo gjë më shqetëson” ka thënë trajneri Turk.Më tej ai shtoi se: Galatasarayt nuk ju falë asgjë në këtë takim pasi mundësitë ishin ta mbyllnim lojën që në pjesën e parë. Ndërsa në të dytën ne kërkuam që të mbroheshim dhe besoj se ja arritëm qëllimit. Jemi në çerekfinale dhe kjo më lumturon shumë” ka përfunduar tekniku i ekipit turk në përfundim të ndeshjes.Tekniku i Schalkes Keler: Ishim të pafat, nuk e merituam eleminiminTrajneri i skuadrës së Shakles, Keler ka deklaruar se skluadra e tij edhe pse u eleminua meritonte të kalonte në fazen tjetër. "Ne luajtëm shumë mirë sidomos në pjesën e dytë, pasi në të parën ishim shumë të shpërqëndruar. Kishim mundësi që të shënonim më shumë gola por fati mbrëmë nuk ishte në anën tonë. Falenderoj djemtë për shpirtin që të reaguan në fushën e lojës por ajo që më shqetëson është se duhet të jemi më të saktë në konkretizim. Mendoj se ky fakt na eliminoi nga Chempions ka përfunduar tekniku i gjermanëve i cili ia atribon humbjen më shumë mungesës së fatit sesa gabimeve të skuadres së tij.