Schalke 04 - Galatasaray formacionet e mundshme
Sfida e tjetër e Chempions Ligë për mbrëmjen e sotme do të jetë ajo mes Shalke 04 dhe Galatasaray. Pas barazimit në ndeshjen e parë në Turqi, gjermanët kërkojnë që të shfrytëzojnë faktorin fushë për të siguruar kualifikimin për në turin tjetër. Trajneri i kësaj skuadre Keler është i vetëdijshëm se asgjë nuk ka përfunduar ndërsa ka motuvuar të tijët që të luajnë për fitore pasi barazimit 0-0 nuk është i sigurtë deri në minutat e fundit. Nga ana tjetër skuadra turke e Galatasarait ka udhëtuar drejt Gjermanisë me ide të qarta për të siguruar kualifikimin për në çerekfinale të Ligës së kampionve. Me shumë emra të mëdhenj në përbërje turqit nuk u tremben gjermanëve pasi kërkojnë fitoren në fushën e këtyre të fundit.Në këtë përballje trajneri i Shalkes, Keler pritet që të luajë me formacionin 4-2-3-1. Në portë: Hildebrand. Në mbrojtje: Uçida, Hëvedez, Matip dhe Kolosinac. Në qendër të mesfushes: Hëger dhe Nojshteder. Ndërsa në repartin e avancuar Farfan, Draksler dhe Bastos do të mbështesin sulmuesin e vetem Puki.Në kampin tjetër tekniku i skuadrës së Galatasarait Terim do të përgjigjet me formacionin 4-4-2. Në portë: Muslera. Në mbrojtje: Ebue, Zan, Semih dhe Riera. Në mesfushë: Shnajder, Inan, Felipe Melo dhe Altintop.Ndërsa në sulm do të jetë dyshja Drogba dhe Burak Ilmaz.Ndeshja do të luhet në Gelsenkirshen në orën 20:45 ndërsa tifozeritë e zjarrta të të dyja skuadrave pritet të krijojnë një atmosferë të këndshme në shkallët e stadiumit. Pas barazimit në ndeshjen e parë vendasit e Shalke 04 shihen si më të avantazhuar nga kompanitë e basteve. Një fitore e mundshme e vendasve kuotohet me koefiçentin 1.7, barazimi 3.3 ndërsa fitorja e miqve nga Turqia kuotohet me koefiçentin 4.6